Republika e Kosovës
Qeveria
PROJEKTLIGJI PËR AMNISTINË
KUVENDI I REPUBLIKËS SË
KOSOVËS
Në mbështetje të nenit 65
(1 dhe 15) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton:
LIGJI PËR AMNISTINË
I. DISPOZITAT E
PËRGJITHSHME
Neni 1 Qëllimi dhe
fushëveprimi
Ky ligj rregullon kushtet
dhe procedurën me të cilën jepet amnisti për personat të cilën janë dënuar për
një vepër penale, personat të cilët janë nën ndjekje penale për vepra penale,
apo personat të cilët mund të jenë objekt i ndjekjes penale për veprat penale
të kryera para 20 qershorit 2013 brenda territorit që tani përbën Republikën e
Kosovës.
Neni 2 Amnistia
1. Të gjithë kryesve të
veprave penale të listuara në nenin 3 të këtij ligji të cilat janë kryer para
datës 20 qershor 2013 u jepet lirimi i plotë apo i pjesërishëm nga ekzekutimi i
dënimit në përputhje me kushtet e parapara me nenin 3 të këtij Ligji.
2. Të gjithë kryesve të
veprave penale të listuara në nenin 5 të këtij ligji të cilat janë kryer para
datës 20 qershor 2013 u jepet lirim i plotë nga ndjekja penale apo nga
ekzekutimi i dënimit, në përputhje me kushtet e parapara me nenin 5 të këtij
ligji.
3. Amnistia sipas këtij
ligji mund të jepet vetëm në përputhje me procedurat e parapara në Kapitullin
III të këtij ligji.
II. KUSHTET PËR
AMNISTINË
Neni 3 Kushtet për dhënien
e amnistisë nga vuajtja e dënimit
1. Të gjithë kryesit e veprave penale në vijim,
të kryera deri më 20 qershor 2013, përfshirë edhe personat kundër të cilëve
akoma nuk është ngritur aktakuzë apo kundër të cilëve nuk ka filluar ndjekja
penale, personat të cilët në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji gjenden në
mbajtje të dënimit me burgim në Republikën e Kosovës apo ende nuk kanë filluar
mbajtjen e dënimit me burgim ose për mbajtjen e atij dënimi janë transferuar
jashtë Republikës së Kosovës, e të cilët me vendim të formës së prerë janë
dënuar për vepra penale të parapara me ligjet e Republikës së Kosovës për këto
vepra penale, lirohen nga ekzekutimi 20% i dënimit të shqiptuar me burgim:
1.1. veprat penale sipas
Kodit Penal të Kosovës (Rregullore e UNMIK-ut 2003/25, datë 6 korrik 2003,
Gazeta zyrtare e Kosovës nr. 2003/25) dhe Rregullores së UNMIK-ut nr. 2004/19
mbi ndryshimin e Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës, në vijim:
1.1.1 vrasja e kryer në
gjendje të afektit mendor (neni 148); 1.1.2 vrasja nga pakujdesia (neni 149);
1.1.3 vrasja e foshnjeve gjatë lindjes (neni 150); 1.1.4 lëndimi i lehtë trupor
(neni 153); 1.1.5 pjesëmarrja në rrahje (neni 155); 1.1.6 shtrëngimi (neni
160); 1.1.7 kanosja (neni 161); 1.1.8 keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrave
(neni 164); 1.1.9 cënimi i paprekshmërisë së banesave (neni 166); 1.1.10 kontrollimi i kundërligjshëm (neni 167);
1.1.11 parandalimi ose
pengimi i tubimit publik (neni 173); 1.1.12 parandalimi i ushtrimit të së
drejtës për shfrytëzim të mjeteve juridike (neni 174); 1.1.13 parandalimi i
shtypjes ose i shpërndarjes së materialeve të shtypura (neni 175); 1.1.14
cenimi i të drejtave nga marrëdhëniet e punës (neni 182); 1.1.15 cenimi i të
drejtave të punësimit apo papunësisë (neni 183); 1.1.16 cenimi i të drejtave të
punëtorëve në pjesëmarrjen në qeverisje (neni 184);
1.1.17 cenimi i të
drejtave nga sigurimi social (neni185); 1.1.18 rrezikimi i sigurisë në punë
(neni 186);
1.1.19 fyerja (neni 187);
1.1.20 shpifja (neni 188); 1.1.21 zbulimi i rrethanave personale dhe familjare
(neni 189); 1.1.22 vjedhja (neni 252) 1.1.23 kontraktimi i përfitimit
joproporcional (neni 270); 1.1.24 prodhimi, shitja dhe vënia në qarkullim e
materieve të dëmshme për mjekimin e shtazëve (neni 279); 1.1.25 dhënia e
ndihmës veterinare në mënyrë të pandërgjegjshme (neni 280);
1.1.26 mosrespektimi i
urdhrave për luftimin e sëmundjeve të shtazëve dhe të bimëve (neni 281); 1.1.27
gjuetia e kundërligjshme (neni 286); 1.1.28 shitja ose nxjerrja jashtë Kosovës
e trofeve të kafshëve të egra (neni 287); 1.1.29 peshkimi i kundërligjshëm
(neni 288); 1.1.30 mosevitimi i rrezikut (neni 296);
1.1.31 mosdhënia e ndihmës
personit të lënduar në fatkeqësitë e trafikut publik (neni 301); 1.1.32
keqpërdorimi i sinjaleve të telekomunikacionit (neni 302); 1.1.33 lajmërimet e
rrejshme (neni 306); 1.1.34 shkelja e fshehtësisë së procedurës (neni 311);
1.1.35 rebelimi i personave të privuar nga liria (neni 312); 1.1.36 mundësimi i
kundërligjshëm i ushtrimit të profesionit, aktivitetit ose detyrës (neni 315);
1.1.37 mospjesëmarrja në mënjanimin e rrezikut të përgjithshëm (neni 321);
1.1.38 heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave (neni 322); 1.1.39
marrja apo asgjësimi i vulave zyrtare ose i shkresave zyrtare (neni 323);
1.1.40 asgjësimi apo
fshehja e materialit arkivor (neni 324); 1.1.41 prezentimi i rremë (neni 325);
1.1.42 ushtrimi arbitrar i të drejtave (neni 326); 1.1.43 mosrespektimi i
kushteve të lejes për mbajtjen e autorizuar të armëve (neni 329); 1.1.44
keqpërdorimi i shenjave të rrezikut dhe të fatkeqësive (neni 331); 1.1.45
dhënia e kundërligjshme e ndihmës juridike (neni 336).
1.2. veprat penale të
Ligjit Penal të KSAK G. Zyrtare nr. 20/77 lidhur me Rregulloret e UNMIK-ut nr.
1999/24 dhe 2000/59 për ligjin në fuqi në Kosovë, në vijim: 1.2.1 Vrasja e çastit (neni 33); 1.2.2
Vrasja nga pakujdesia (neni 34); 1.2.3
Vjedhja (neni 134); 1.2.4 Vepra e vjedhjes, e shpërdorimit ose e mashtrimit të
imtë (neni 142);
1.2.5 Kontraktimi i
përfitimit pasuror joproporcional (neni 151); 1.2.6 Mosmënjanimi i rrezikut
(neni 163); 1.2.7 Rrezikimi i komunikacionit (neni 165); 1.2.8 Veprat e rënda
kundër sigurisë së komunikacionit (neni 171);
1.2.9 Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë
(neni 205).
1.3 veprat penale sipas Kodit Penal të Republikës
së Kosovës (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës nr. 19/13 Korrik 2012) dhe
atë: 1.3.1 vrasja e kryer në gjendje të
tronditjes së fortë mendore (neni 180); 1.3.2 vrasja nga pakujdesia (neni 181);
1.3.3 vrasja e foshnjeve gjatë lindjes (neni 182); 1.3.4 kanosja (neni 185);
1.3.5 ngacmimi (neni 186); 1.3.6 sulmi (neni 187); 1.3.7 lëndimi i lehtë trupor
(neni 188); 1.3.8 pjesëmarrja në rrahje (neni 190); 1.3.9 shtrëngimi (neni
195); 1.3.10 keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve
publike (neni 198); 1.3.11 cënimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve
(neni 200); 1.3.12 kontrollimi i kundërligjshëm (neni 201); 1.3.13 cënimi i të
drejtave në marrëdhëniet e punës (neni 221); 1.3.14 cënimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë (neni 222);
1.3.15 cënimi i të drejtës në menaxhim (neni 223); 1.3.16 cënimi i të drejtës
në grevë (neni 224);
1.3.17 keqpërdorimi i të
drejtës në grevë (neni 225); 1.3.18 cënimi i të drejtave nga sigurimi social
(neni 226); 1.3.19 keqpërdorimi i të drejtave nga sigurimi social (neni 227);
1.3.20 mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë (neni 256);
1.3.21 dhënia ose përdorimi i çertifikatës së rreme të mjekut apo të
veterinarit (neni 269); 1.3.22 shërbimi me pije alkoolike i personave nën
moshën gjashtëmbëdhjetë vjet (neni 272); 1.3.23 vjedhja e shërbimeve komunale
(neni 320); 1.3.24 lidhja e paautorizuar në shërbime (neni 321); 1.3.25 lejimi
i lidhjes së paautorizuar në shërbime (neni 322); 1.3.26 ndryshimi i
njehësorit të shërbimeve (neni 323); 1.3.27 lejimi i njehsorëve të ndryshuar të
shërbimeve (neni 324); 1.3.28 vjedhja (neni 325); 1.3.29 vjedhja e sherbimeve
(neni 326); 1.3.30 marrja në posedim e pasurisë së luajtshme (neni 331); 1.3.31
uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme (neni 332); 1.3.32 keqpërdorimi i
sigurimit (neni 338); 1.3.33 dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër
(neni 344); 1.3.34 blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me
kryerjen e veprës penale (neni 345); 1.3.35 prodhimi, shitja dhe vënia në
qarkullim e materieve të dëmshme për mjekimin e shtazëve (neni 351);
1.3.36 dhënia e ndihmës veterinare në mënyrë të pandërgjegjshme (neni
352); 1.3.37 ushtrimi i kundërligjshëm i shërbimeve veterinere (neni
353); 1.3.38 gjuetia e kundërligjshme (neni 359); 1.3.39 shitja ose nxjerrja e
trofeve të kafshëve të egra jashtë Republikës së Kosovës (neni 360);
1.3.40 shitja ose nxjerrja e të mirave natyrore, bimëve ose kafshëve
posaçërisht të mbrojtura jashtë republikës së kosovës (neni 361); 1.3.41
peshkimi i kundërligjshëm (neni 362); 1.3.42 mos evitimi i rrezikut (neni
370);
1.3.43 keqpërdorimi i
sinjalit të fatkeqësisë apo të rrezikut (neni 371); 1.3.44 mosdhënia e ndihmës
personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik (neni 382); 1.3.45
mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik (neni
383); 1.3.46 moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale (neni 385);
1.3.47 moslajmërimi i personit të akuzuar nga tribunali ndërkombëtar penal
(neni 387); 1.3.48 lajmërimi apo kallëzimi i rremë (neni 390); 1.3.49
mospërfillja e gjykatës (neni 401); 1.3.50 mospjesëmarrja në mënjanimin e
rrezikut të përgjithshëm (neni 413); 1.3.51 heqja apo dëmtimi i vulave
zyrtare ose i shenjave (neni 414); 1.3.52 marrja apo asgjësimi i vulave zyrtare
ose i shkresave zyrtare (neni 415); 1.3.53 asgjësimi apo fshehja e
materialit arkivor (neni 416); 1.3.54 prezentimi i rremë si person zyrtar (neni
417); 1.3.55 vetëgjyqësia (neni 418).
2. Personat nga paragrafi 1 i këtij neni të
cilët për herë të parë në formën e prerë janë dënuar me dënim me burg deri në
(3) tre muaj lirohen në tërësi nga ekzekutimi i dënimit me burg.
3. Personat nga paragrafi 1 i këtij neni të
cilët për herë të parë në formën e prerë janë të dënuar me dënim me burg prej
(3) tre deri në (6) gjashtë muaj lirohen nga ekzekutimi 50% nga dënimi i
shqiptuar me burgim.
4. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij
neni, personat të cilët në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji kanë mbushur
moshën 65 vjeçare, lirohen nga ekzekutimi 25% i dënimit të shqiptuar me
burgim.
Neni 4
Personave të cilëve me
aktgjykim të formës së prerë u është shqiptuar dënimi unik me burgim, lirohen
nga ekzekutimi i dënimit të veqantë me burgim të përcaktuar më parë, në pajtim
me dispozitat e këtij ligji.
Neni 5 Kushtet për dhënien e Amnistisë nga ndjekja
penale dhe vuajtja e plotë e dënimit
1. Lirohen plotësisht nga
ndjekja penale apo vuajtja e plotë e dënimit, kryesit e veprave të mëposhtme
penale:
1.1. veprat penale sipas
Kodit Penal të Republikës së Kosovës (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës
nr. 19/13 Korrik 2012) dhe atë: 1.1.1 Sulmi kundër rendit Kushtetues të
Republikës së Kosovës (neni 121), përvec në rastet kur kryerja e kësaj vepre
penale ka rezultuar në kryerjen e një vepre tjetër penale për të cilën nuk
është dhënë amnisti; 1.1.2 Kryengritja e armatosur (neni 122); 1.1.3 Rrezikimi
i tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës (neni 125); 1.1.4 Rrezikimi i
rendit Kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve
publike (neni 129) 1.1.5 Spiunazhi (neni 131); 1.1.6 Bashkimi për veprimtari
kundër Kushtetuese (neni 134); 1.1.7 Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare
ose i vijës kufitare (neni 146, paragrafët 1, 2, 3.1 dhe 3.3); 1.1.8 Nxitja e
urrejtjes, përcarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik (neni
147); 1.1.9 Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike
(neni 262, paragrafi 1); 1.1.10 Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë (neni 333,
para 1); 1.1.11 Zjarrvënia (neni 334, para 1); 1.1.12 Mbajtja në pronësi,
kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve (neni 374); 1.1.13 Moslajmërimi
i veprave penale apo kryesve të veprave (neni 386, vetëm ndërlidhur me
moslajmërimin e veprave penale për të cilat jepet amnisti me këtë nen); 1.1.14
Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale (neni 388, vetëm
ndërlidhur me dhënien e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale për të
cilat jepet amnisti me këtë nen);
1.1.15 Thirrja për
rezistencë (neni 411) përveq në rastet kur kryerja e kësaj vepre penale ka
rezultuar në kryerjen e një vepre tjetër penale. Lirohen nga ndjekja penale apo
vuajtja e dënimit edhe kryesit e këtyre veprave penale në vijim të cilat janë
kryer me qëllim të kryerjes së veprës penale thirrja për rezistencë:
1.1.15.1 Kanosja e
kandidatit (neni 211); 1.1.15.2 Parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të
votuar (neni 212); 1.1.15.3 Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike (neni 290,
nënparagrafët 1.1, 1.2, 1.3, dhe 1.4 të paragrafit 1) 1.1.15.4 Tregtia e
ndaluar (neni 305);
1.1.15.5 Shmangia nga
tatimi (neni 313); 1.1.15.6 Kontrabandimi i mallrave (neni 317, para 1 dhe 2);
1.1.15.7 Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore (neni 318);
1.1.15.8 Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike (neni 366, para 1
dhe 2);
1.1.15.9 Rrezikimi i
trafikut public me veprime apo mjete të rrezikshme (neni 380, para 1, 2 dhe 5);
1.1.15.10 Falsifikimi i dokumenteve
(neni 398); 1.1.15.11 Rastet e posacme të falsifikimit të dokumenteve (neni
399, nënparagrafët 1.1 dhe 1.4 te paragrafit 1) 1.1.15.12 Pengimi i personit
zyrtar në kryerjen e detyrave zyratre (neni 409, para 1, 2 dhe 3);
1.1.15.13 Sulmi ndaj
personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare (neni 410, para. 1) përveç në
rastet kur kryerja e kësaj vepre penale ka rezultuar me lëndim të rëndë trupor
ose vdekje, dhe
1.1.15.14 Dispozitat
penale të Kodit Doganor dhe Akcizave i Kosovës: 1.1.15.14.1 Pengimi i lëvizjes së Automjeteve të Doganës (neni 296); 1.1.15.14.2 Dhënia e deklaratës së pavërtetë (neni 297);
1.1.15.14.3 Shmangia Mashtruese nga
Taksa e Importit dhe Akciza (neni 298); 1.1.15.14.4 Shmangiet Mashtruese nga Zbatimi i Ndalesave
dhe Kufizimeve mbi Mallra (neni 299); 1.1.15.14.5 Veprat penale në lidhje me Produktet me Akcizë (neni
300).
1.1.16 Pjesëmarrja në
turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi (neni 412), përveç në rastet kur
kryerja e kësaj vepre penale ka rezultuar me lëndim të rëndë trupor ose
vdekje.
1.2 veprat penale sipas
Kodit Penal të Kosovës (Rregullore e UNMIK-ut 2003/25, datë 6 korrik 2003,
Gazeta zyrtare e Kosovës nr. 2003/25) dhe Rregullores së UNMIK-ut nr. 2004/19
mbi ndryshimin e Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës: 1.2.1 Sulmi kundër rendit juridik të Kosovës (neni 108); 1.2.2 Kalimi i
paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare (neni 114 paragrafët 1
dhe 2, paragrafi 3.1, 3.3 dhe paragrafi 4);
1.2.3 Nxitja e urrejtjes,
përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik (neni 115);
1.2.4 Ushtrimi i
kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore (neni 221, paragrafi 1); 1.2.5 Dëmtimi
i pasurisë së luajtshme (neni 260); 1.2.6 Mbajtja në pronësi, në kontroll, në
posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve (neni 328, paragrafi 2); si
dhe Zotërimi, kontrollimi, posedimi apo përdorimi i armës nga cilido person që
nuk ka Leje per armëmbajtje (Neni 8.6 në lidhje me nenin 8.2 të Rregullores së
UNMIK-ut 2001/7, datë 21 shkurt 2001, Gazeta zyrtare e Kosovës nr. 2003/7).
1.2.7 Moslajmërimi i veprave penale apo
moslajmërimi i kryesit të saj (neni 303, vetëm ndërlidhur me veprat penale për
të cilat jepet amnisti me këtë ligj); 1.2.8 Dhënia e ndihmës kryesve pas
kryerjes së veprës penale (neni 305, vetëm ndërlidhur me veprat penale për të
cilat jepet amnisti me këtë ligj); 1.2.9 Thirrja për rezistencë (neni 319)
përveç në rastet kur kryerja e kësaj vepre penale ka rezultuar në kryerjen e
një vepre tjetër penale. Lirohen nga ndjekja penale apo vuajtja e dënimit edhe
kryesit e këtyre veprave penale më poshtë të cilat janë kryer me qëllim të
kryerjes së veprës penale thirrja për rezistencë:
1.2.9.1 Keqpërdorimi i
autorizimeve në ekonomi (neni 236 paragrafi 1, nënparagrafët 1.1; 1.2; 1.3 dhe
1.4); 1.2.9.2 Tregtia e ndaluar (neni 246); 1.2.9.3 Shmangia nga tatimi (neni
249); 1.2.9.4 Kontrabandimi i mallërave (neni 273); 1.2.9.5 Asgjësimi, dëmtimi
apo heqja e instalimeve publike (neni 292 paragrafët 1 dhe 2); 1.2.9.6
Rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme (299 paragrafët
1 dhe 2);
1.2.9.7 Falsifikimi i
dokumenteve zyrtare (neni 348); 1.2.9.8 Pengimi i personit zyrtar ne kryerjen e
detyrave zyrtare (neni 316); 1.2.9.9 Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes
së detyrës zyrtare (neni 317); përveç në rastet kur kryerja e kësaj vepre
penale ka rezultuar me lëndim të rëndë trupor ose vdekje.
1.2.10 Pjesëmarrja në grup që kryen vepër penale
(neni 320), përveç në rastet kur kryerja e kësaj vepre penale ka rezultuar me
lëndim të rëndë trupor ose vdekje.
1.3 veprat penale të Ligjit Penal të KSAK G. Zyrtare nr. 20/77
lidhur me Rregulloret e UNMIK-ut nr. 1999/24 dhe 2000/59 për ligjin në fuqi në
Kosovë, në vijim: 1.3.1 Dëmtimi i sendit
të huaj (neni 145);
1.3.2 Mbajtja e palejuar e
armeve dhe material eksplozive (neni 199, paragrafi 1); 1.3.3 Moslajmërimi i
veprës penale dhe kryesit (neni 173, vetëm ndërlidhur me veprat penale për të
cilat jepet amnisti me këtë ligj); 1.3.4 Ndihma kryesit pas kryerjes së vepres
penale (neni 174, vetëm ndërlidhur me veprat penale për të cilat jepet amnisti
me këtë ligj); 1.3.5 Nxitja për rezistencë (neni 186) përveç në rastet kur
kryerja e kësaj vepre penale ka rezultuar në kryerjen e një vepre tjetër
penale. Lirohen nga ndjekja penale apo vuajtja e dënimit edhe kryesit e këtyre
veprave penale më poshtë të cilat janë kryer me qëllim të kryerjes së veprës
penale thirrja për rezistencë:
1.3.5.1 Keqpërdorimi i
autorizimeve në ekonomi (neni 108 paragrafët 1, 2, 3, 4, dhe 5); 1.3.5.2
Tregtia e palejuar (neni 116);
1.3.5.3 Fshehja e tatimit
(neni 123); 1.3.5.4 Asgjësimi ose dëmtimi i pajisjeve publike (neni 158);
1.3.5.5 Rrezikimi i
trafikut publik me veprime ose mjete të rrezikshme (neni 167); 1.3.5.6
Falsifikimi i dokumentit (neni 203); 1.3.5.7 Falsifikimi i dokumentit zyrtar
(neni 184); 1.3.5.8 Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare
(neni 183); 1.3.5.9 Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes se detyrës
zyrtare (neni 184 paragrafët 1, 2 dhe 4); përveç në rastet kur kryerja e kësaj
vepre penale ka rezultuar me lëndim të rëndë trupor ose vdekje.
1.3.6 Pjesëmarrja në grup
që kryen vepra penale (neni 200, përveç në rastet kur kryerja e kësaj vepre
penale ka rezultuar me lëndim të rëndë trupor ose vdekje).
1.4. Veprat penale të
parapara me Kodin Penal të Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë,
Gazeta zyrtare Nr. 44 e datës 8 tetor 1976:
1.4.1 Cenimi i tërësisë
territoriale (neni 116);
1.4.2 Spiunazhi (neni
129); 1.4.3 Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar
apo etnik (neni 134)
Neni 6 Përjashtimet nga
Amnistia
1. Nga amnistia
përjashtohen personat e dënuar me aktgjykim të formës së prerë për vepra penale
të parapara me ligjin në fuqi në Republikën e Kosovës e të cilët nuk janë
përfshirë në paragrafin 1 të nenit 3 të këtij ligji.
2. Nga amnistia siç
parashihet në nenin 3 të këtij Ligji përjashtohen poashtu: 2.1 personat kundër
të cilëve deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji është urdhëruar lëshimi
i letërreshtimit për shkak të mos paraqitjes për mbajtjen e dënimit me burgim
apo për shkak të arratisjes nga mbajtja e dënimit me burgim; dhe
2.2 personat të cilët në
ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë dënuar në formën e prerë me dënim me
burgim pa kusht, më tepër se dy herë dhe nuk është bërë shlyerja apo nuk
ekzistojnë kushtet për shlyerje të ndonjërit nga dënimet.
3. Amnistia nga cilado
vepër penale e përmendur në këtë ligj nuk do të aplikohet për:
3.1 Veprat kundër akterëve
ndërkombëtar dhe forcave ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë. Anëtarët e
forcave ndërkombëtare të sigurisë janë gjithmonë nën jurisdiksionin e shtetit
dërgues;
3.2 Veprat të cilat
përbëjnë shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare humanitare përfshirë ato
vepra penale të Kapitullit XV të Kodit Penal të Republikës së Kosovës,
Kapitullit XIV të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës dhe Kapitullit XVI të
Kodit Penal të RSFJ 1976.
Neni 7
Me dhënien e amnistisë nuk
preken të drejtat e personave të tretë, të cilat bazohen në dënimin apo
aktgjykimin.
III. PROCEDURA PËR DHËNIEN
E AMNISTISË
Neni 8 Njoftimi për
gjendjen e personave në mbajtjen e dënimit të cilët i nënshtrohen
amnistisë
1. Shërbimi Korrektues i
Kosovës është i detyruar që në afat prej shtatëdhjetë e dy (72) orëve pas
hyrjes në fuqi të këtij ligji, të njoftojë me shkrim gjykatën e cila ka gjykuar
në shkallë të parë për personat e dënuar të cilët gjenden në mbajtjen e dënimit
dhe që përfshihen me ligjin e amnistisë.
2. Njoftimi duhet të
përmbaj përveq informatave tjera, informatat për datën e fillimit të
ekzekutimit dhe të skadimit të dënimit.
3. Gjykata kompetente e
cila ka urdhëruar lëshimin e letërrreshtimit nga neni 6, paragrafi 2.1 të këtij
ligji është e detyruar që në afat prej tre (3) ditësh nga dita e hyrjes në fuqi
të këtij ligji, të njoftoj me shkrim gjykatën kompetente për zbatimin e
amnistisë.
4. Gjykata sipas detyrës
zyrtare nxjerr vendim për zbatimin e amnistisë në afat prej shtatë (7) ditësh
nga dita e pranimit të njoftimit, ndërsa për personin e dënuar i cili nuk ka
filluar mbajtjen e dënimit, vendimin për zbatimin e amnistisë gjykata duhet ta
nxjerr në afat prej pesë (5) ditësh nga dita e pranimit të kërkesës.
5. Nëse i dënuari mbanë
dënimin në shtetin tjetër njoftimi duhet të bëhet përmes Ministrisë së
Drejtësisë.
Neni 9 Vendosja për zbatimin e amnistisë nga
ekzekutimi i dënimit
1. Për zbatimin e amnistisë vendos gjykata e
cila ka vendos në shkallën e parë, me ndihmën e EULEX-it, përkatësisht gjykata
që ka kompetencë lëndore dhe territoriale që të gjykojë çështjen e caktuar që i
është adresuar asaj:
1.1 sipas detyrës zyrtare; apo 1.2 sipas
kërkesës të personit të dënuar, 0kryesit të veprës penale, prokurorit të shtetit
apo të personave të cilët sipas Kodit për Procedurën Penale mund të ushtrojnë
ankesë kundër vendimit gjyqësor.
2. Gjykata vendos me
vendim me të cilin përcakton pjesën e dënimit nga ekzekutimi i së cilës i
dënuari është liruar dhe cakton mbetjen e dënimit që do të ekzekutohet, nëse me
këtë ligj nuk është përcaktuar ndryshe.
Neni 10 Vendosja për zbatimin e amnistisë nga ndjekja
penale
1. Në rastet kur është
bërë kallëzim penal, është nisur një hetim, apo është ngritur aktakuzë,
prokurori kompetent merr vendim për të dhënë amnisti nga ndjekja penale, në
përputhje me këtë ligj.
2. Brenda 30 ditëve nga
hyrja në fuqi e këtij ligji, prokurori kompetent do të marrë vendim sipas
detyrës zyrtare në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së
Kosovës, për të hedhur poshtë kallëzimet penale ose të pushojë hetimet për
veprat penale të përcaktuara në këtë ligj.
3. Brenda 60 ditësh nga
hyrja në fuqi e këtij ligji, dënimet e plotfuqishme që bien në fushëveprimin e
nenit 5 të këtij ligji do të fshihen nga evidenca penale në përputhje me ligjet
relevante të aplikueshme
Neni 11 Plotëfuqishmëria e
konfiskimit
Pavarësisht aplikueshmërisë
së amnistisë ndaj çfarëdo vepre penale sipas këtij ligji, nëse një send është
konfiskuar në përputhje me ligjin gjatë procedurës penale bazuar plotësisht apo
pjesërisht në atë vepër penale, personi i cili përfiton nga amnistia nuk ka të
drejtë që ta kthejë atë send të konfiskuar.
Neni 12 Ankesa ndaj
vendimeve për dhënien e Amnistisë
1 Kundër vendimeve për amnisti, mund të
paraqitet ankesë Gjykatës së Apelit në afat prej shtatë (7) ditësh nga dita e
pranimit të vendimit. Gjykata e Apelit nxjerr vendim sipas ankesës në afat prej tre ditësh
nga dita e pranimit të shkresave.
2. Ankesa e ndalon
ekzekutimin e vendimit.
3. Nëse për shkak të
zbatimit të amnistisë i dënuari do të lirohet nga mbajtja e dënimit me burg,
gjykata me vendimin e njëjtë do të vendos edhe për lirimin, i cili vendim pa
shtyrje I dërgohet Shërbimit Korrektues të Kosovës.
IV. DISPOZITAT KALIMTARE
DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 13 Zbatimi
subsidiar
Për zbatimin e amnistisë
përshtatshmërisht aplikohen dispozitat e Kodit Nr. 04/L-123 të Procedurës
Penale, në qoftë se me këtë ligj nuk është përcaktuar ndryshe.
Neni 14 Hyrja ne fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë
pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Jakup KRASNIQI
_________________________
Kryetar i Kuvendit të
Republikës së Kosovës
No comments:
Post a Comment